Ndërlidhjet

LONDËR


Përfaqësuesit e pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, plus Gjermania, diskutuan sot vendosjen e një raundi të tretë sanksionesh ndaj Iranit. Nënsekretari i Shtetit, Nicholas Burns tha se Rusia dhe Kina prej muajsh po e bllokojnë një hap të tillë.
"I bëmë një rishikim të thellë çështjes bërthamore të Iranit. Duhet të them se Shtetet e Bashkuara besojnë se duhet të ketë përpjekje më të forta diplomatike, dhe veçanërisht përshpejtim të tyre nga Kina dhe Rusia, për të rënë dakord rreth një rezolute të tretë të Këshillit të Sigurimit", tha Burns.
Perëndimi e akuzon Iranin se synon prodhimin e armëve bërthamore, ndërsa Teherani nuk ka pranuar të ndalojë prodhimin e uraniumit të pasuruar.
XS
SM
MD
LG