Ndërlidhjet

VJENË


Delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit zhvilluan sot takime të ndara me treshen ndërmjetësuese të përbërë nga të dërguarit e SHBA-ve, BE-së dhe Rusisë.
Në fillim të pasdites së sotme delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do zhvillojnë dhe një takim të drejtpërdrejtë në praninë e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë.
Para fillimit të takimeve, i dërguari i BE-së, ambasadori Ischinger tha se treshja është neutrale ndaj statusit.
Ky do jetë takimi i fundit deri në zgjedhjet e 17 nëntorit në Kosovë.
XS
SM
MD
LG