Ndërlidhjet

UASHINGTON


Fuqitë kryesore botërore e kanë mirëpritur zotimin e presidentit të Pakistanit Pervez Musharraf që t'i mbajë zgjedhjet parlamentare para 9 janarit.
Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice e përshkroi premtimin si "pozitiv". Por Rice i bëri thirrje presidentit pakistanez që të heqë gjendjen e jashtëzakonshme "sa më shpejt të jetë e mundur".
Në Londër, vendimin e mirëpriti edhe zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, por tha se nevoitet "aksion urgjent" për të rivendosur kushtetutën e Pakistanit.
Musharraf shpalli gjendje të jashtëzakonshme me arsyetimin se ajo nevoitej për t'ia dalë mbanë me militantizmin islamik në rritje.
"Sigurisht që gjendja e jashtëzakonshme është e nevojshme për të siguruar paqen dhe për së siguruar një klimë të favorshme për zgjedhjet në Pakistan", tha Musharraf.
XS
SM
MD
LG