Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria amerikane ka hedhur poshtë kërkesën e qeverisë irakiane për të marrë në dorëzim tre të dënuar me varje, të gjithë ish zyrtraë të lartë gjatë regjimit të Sadam Huseinit. Burimet ushtarake amerikane thanë se së pari duhen zgjidhur mosmarrëveshjet e brendshme lidhur me procedurat ligjore për ekzekutimin e të dënuarve me vdekje.
Në mesin e tre personave që pritet të ekzekutohen është edhe Ali Hassan al Maxhidi, apo i njohur si "Ali kimiku". Ai është dënuar për gjenocid kundër kurdëve në vitin 1988.
Në të tjera zhvillime numri i sulmeve në Irak ka shënuar nivelet më të ulëta në 18 muajt e fundit.
XS
SM
MD
LG