Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeadministratori i Kosovës, Joachim Ruecker, përfaqësues të OSBE-së dhe KQZ-së, u kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që nesër, më 17 nëntor, të dalin në zgjedhje për të votuar liderët e tyre. Ndërkohë, përfaqësues të KFOR-it dhe SHPK-së, i kanë siguruar qytetarët se gjatë votimeve do të ketë siguri të plotë.
Edhe Ekipi Negociator i ka bërë thirrje gjithë popullit të Kosovës që masivisht të dalë në zgjedhje, duke vlerësuar se ky është një test i rëndësishëm demokratik dhe shtetformues për Kosovën. Po sot, Ekipi kosovar konfirmoi se ka marrë ftesën zyrtare për takimin e radhës me Treshen ndërmjetësuese dhe Beogradin, që do të mbahet më 20 nëntor në Bruksel.
XS
SM
MD
LG