Ndërlidhjet

MOSKË


I dërguari rus në treshen ndërmjetësuese për statusin e Kosovës, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se jetojnë në një "pseudorealitet" duke menduar se Kosova është de facto e pavarur.
"Amerikanët besojnë se shkëputja e Kosovës nga Serbia tashmë ka ndodhur. Ne e shohim situatën nga këndvështrimi i ligjit ndërkombëtar dhe jo nga pseudorealiteti", tha Aleksandër Botsan Harcenko për mediat ruse.
"E thënë butë kjo nuk e ndihmon dialogun serbo-shqiptar", tha përfaqësuesi rus në bisedimet për statusin.
Botsan Harcenko përsëriti se pavarësia e Kosovës do krijonte paqëndrueshmëri në Ballkan dhe do shërbente si precendet për rajone të tjera të ngjashme.
XS
SM
MD
LG