Ndërlidhjet

VJENË/PARIS


Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore nuk mund të konfirmojë se programet bërthamore të Iranit janë plotësisht paqësore.
"Agjencia nuk ka qenë në gjendje të verifikojë disa aspekte të rëndësishme të programeve", tha kreu i kësaj agjencie Mohamed ElBaradei para bordit të drejtorëve në Vjenë.
Në të tjera zhvillime shefi i politikës së jashtme evropiane, Javier Solana tha se takimi i ardhshëm me ndërmjetësuesin iranian për programet bërthamore Saed Xhalili do mbahet më 30 nëntor.
Solana duhet të raportojë deri në fund të nëntorit para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara rreth gatishmërisë së Iranit për të pezulluar projektet për pasurimin e uraniumit.
XS
SM
MD
LG