Ndërlidhjet

VJENË


Drejtorët e Agjencisë Ndërkombëtare Për Energji Atomike, sot i përfundojnë diskutimet lidhur me raportin më të ri për programin bërthamor të Iranit. Raporti i shefit të kësaj Agjencie, Mohamed El Baradei thotë se Irani i ka qartësuar pyetjet lidhur me veprimtaritë e tij atomike në të kaluarën, por vazhdon ta pasurojë uraniumin, përkundër thirrjes së Kombeve të bashkuara për pezullimin e këtij procesi. Britania, Franca dhe Gjermania i janë bashkuar Shteteve të Bashkuara në kërkesën për sanksione më të ashpra kundër Iranit, duke thënë se Teherani nuk ka bërë mjaft. I dërguari i Iranit, Ali Asghar Soltaniech tha se raporti tregon se Irani ishte i sinqertë dhe është shprehur kundër sanksioneve të mëtejshme.
XS
SM
MD
LG