Ndërlidhjet

KJEV


Ukraina kujton sot 75 vjetorin e urisë së viteve 1932-'33 nga e cila humbën jetën miliona njerëz.
Uria masive që pllakosi Ukrainën u nxit nga autoritetet sovjetike si masë për të detyruar fshatarët të dorëzonin pronat private dhe të futeshin në kooperativa.
Parlamenti i Ukrainës e ka cilësuar urinë e viteve në fjalë si gjenocid. Të njëjtën gjë kanë bërë dhe një numër vendesh përfshi dhe Shtetet e Bashkuara. Rusia, pasuesi ligjor i ish Bashkimit Sovjetik nuk e ka ndërmarrë një hap të tillë.
XS
SM
MD
LG