Ndërlidhjet

MADRID


Marrëdhëniet ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë pritet që do të dominojnë në takimin e ministrave të 56 vendeve anëtare të OSBE-së, që mbahet nesër dhe pasnesër në Madrid. OSBE-ja ka vendosur që ta bojkotojë vëzhgimin e zgjedhjeve në Rusi, për shkak të asaj që përshkruhet si përpjekje e Moskës për ta kufuzuar numrin e vëzhguesve dhe problemet e tyre në marrjen e vizave. Në këtë takim do të diskutohet edhe për misionin e OSBE-së në Kosovë, që me personelin prej 1 mijë vetëve, është misioni më i madh i kësaj organizate. Sven Lindholm, zëdhënës i OSBE-së në Kosovë ka thënë se deri tash Rusia dhe Serbia ende nuk janë shprehur për ose kundër zgjatjes së mandatit të misionit në Kosovë.
XS
SM
MD
LG