Ndërlidhjet

NOVI SAD


Ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi deklaroi se Kosova do ta shpallë pavarësinë deri në mars të vitit 2008, në marrëveshje me Brukselin dhe Uashingtonin.
"Jam i bindur se seanca historike e Kuvendit të Kosovës do të mbahet deri në mars të vitit 2008", i tha Bajram Rexhepi gazetës Dnevnik dhe shtoi se "kjo lëvizje nuk do të bëhet pa marrëveshjen me bashkësinë ndërkombëtare" duke pasur parasysh se në Bruksel dhe në Uashington janë të vetëdijshëm se ky akt nuk mund të shtyhet në pakufi".
Sipas tij, mbledhja e Këshillit të Sigurimit më 19 dhjetor për rezultat përfundimtar do ta ketë konkluzionin që mekanizmi për zgjidhjen e statusit të kërkohet jashtë Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG