Ndërlidhjet

PARIS


Gjashtë fuqi botërore, që po përpiqen t'i ndalin ambicjet bërthamore të Iranit, takohen sot më vonë gjatë ditës në Paris. Tubimi i përfaqësuesve të Kinës, Francës, Rusisë, Britanisë, Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë bëhet një ditë pasi përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana, mbajti bisedime, që i cilësoi si "dëshpruese", me negociatoritn iraninian, Saeed Jalili, në Londër. Britania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara po kërkojnë edhe rezolutën e tretë të Këshillit të Sigurimit kundër Iranit për dështimin e pezullimit të procesit të pasurimit të uraniumit. Dy anëtarët e tjerë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, Kina dhe Rusia mbajnë qëndrim skeptikë ndaj rezolutës së re.
XS
SM
MD
LG