Ndërlidhjet

BEOGRAD


Përfaqësuesi i BE-së në Treshen ndërkombëtare, Wolfgang Ischinger, deklaroi se procesi i negociatave për Kosovën ka përfunduar dhe se nuk ekzistojnë opsione që do të çonin në zgjidhje kompromisi. Zoti Ischinger u tha mediave të Beogradit se Kosova dhe Serbia nuk e shfrytëzuan mundësinë që të merren vesh, megjithqë edhe për Prishtinën dhe Beogradin "marrëveshja do të ishte shumë më e mirë se cilido skenar tjetër". Sipas tij, për Treshen ishte shumë vështirë për të propozuar hapa të mëtejmë pas 10 dhjetorit dhe kjo u mbetet qeverive të tyre. Duke u shprehur për palën kosovare, zoti Ischinger tha se ajo ishte treguar më fleksibile prej nëntorit të vitit 2005, duke shpjeguar se delegacioni i Kosovës ka pranuar një varg kufizimesh të pavarësisë, para së gjithashm, nëpërmjet të pranisë ndërkombëtare dhe mbikëqyrjes dhe se ka kontribuar në negociata me ofertën për marrëveshjen për miqësi dhe bashkëpunim me Serbinë, pas zgjidhjes së statusit. Zoti Ischinger tha se gjendja "status quo" në Kosovë është e paqëndrueshme.
XS
SM
MD
LG