Ndërlidhjet

KANBERRA


Kryeministri i ri i Australisë, Kevin Rudd, sot ka nënshkruar dokumentin me të cilin ratifikohet Protokoli i Kjotos për nxehjen globale, nëntë ditë pasi i fitoi zgjedhjet paralamentare në Australi.
Në një njoftim, zoti Rudd tha se ky ishte akti i parë zyrtar i qeverisë së tij, me të cilin demonstroi përkushtim për t'u marrë me çështjen e nxehjes globale. Kryeministri Rudd ka edhe plane për tërheqjen e trupave ushtarake nga Iraku.
XS
SM
MD
LG