Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Ligjëvënësit demokratë në Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar hetime lidhur me çështjen se a e ka shkelur ligjin CIA pasi ka shkatërruar video – shiritat në të cilët shihet hetimi i të dyshuarve për terrorizëm. Shefi i CIA-s, Michael Hayden tha se shiritat ishin shkatërruar në vitin 2005, pasi ata më nuk përmbanin informacione të vlefshme zbulimi dhe paraqisnin rrezik për agjentët e involvuar. Zoti Hayden ka hedhur poshtë pohimet se të dyshuarit i ishin nënshtruar keqtrajtimit ilegal. Unioni amerikan për të drejtat civile dhe grupe për të drejtat e njeriut kanë akuzuar CIA-n për shkatërrimin e video incizimeve për t'i fshehur dëshmitë e torturës së mundshme.
XS
SM
MD
LG