Ndërlidhjet

logo-print

MOORE:"SERBIA NUK KA MËSUAR ASGJË NGA VITI '99"


Patrick MOORE, analist i radios Evropa e Lirë

RADIO EVROPA E LIRË
Një këshilltar i kryeministrit të Serbisë këtë javë ka deklaruar se Beogardi do të shfrytëzoj të gjitha mjetet, madje edhe luftën, për të mbrojtuar, siç ka thënë ai "interesat shtetërore", nëse Kosova shpallë pavarësinë. Kemi të bëjmë me kërcënim real apo vetëm me retorikë të ashpër?

PATRICK MOORE
Kemi të bëjmë me retorikë të ashpër që vjen nga dëshprimi. Lobet serbe në Perendim që tash janë të paguara mirë, gjithashtu janë duke përdorur fjalor që flet për zhgënjimin e tyre, duke tentuar të thonë se Kosova do të bëhet qendër e krimit të organizuar, fundamentalizmit islamik dhe të ngjashme. Por, të kthemi te zoti Simiq. Ai reflekton obsesionin e Koshtunicës dhe disa politikanëve tjerë me Kosovën. Ndonëse në esencë e dijnë se Kosovën e kanë humbur, megjithate ate e shfrytëzojn që të shpërqëndrojn vëmendjen nga problemet reale të Serbisë siç janë krimi, korupsioni, varfëria, deficiti demokratik dhe stagnimi në planin ndërkombëtar. Koshtunica mund të jetë vërtetë i rrezikshëm me nacionalizmin e tij, sepse ai u beson ideve nacionaliste. Ai nuk e shfrytëzon nacionalizmin vetëm si mjet siç bënte Millosheviqi. Ish ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara Riçard Holbruk thotë se ka dallim ndërmjet Koshtunicës dhe Millosheviqit, sepse Koshtunica i beson idesë nacionaliste. Shtrohet pyetja se çfarë do të bëjnë serbët kur Kosova të pavarësohet? Me gjasë ata do të bëhen edhe më nacionalistë, si disa vende në vitet 1920 – 1930 ose si Gjermania në vitin 1918. Serbia nuk ka mësuar asgjë nga disfata në vitin 1999 dhe mendoj se do të kemi probleme me ata në të ardhmen.

RADIO EVROPA E LIRË
Ish ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara Riçard Holbruk ka thënë se mosbashkëpunimi i Rusisë mund të shpie drejt një bllokimi të madh diplomatik në çastin kur Kosova do të shpallë pavarësinë?

PATRICK MOORE
Fillimisht duhet thënë se Riçrad Holbruk është një nga njohësit më të mirë amerikanë të Ballkanit. Ai është një personalitet me ndikim në Partinë Demokratike. Shumë amerikanë mendojnë se Holbruk do të emërohet sekretar shtetëror nëse Hilari Klinton zgjedhet presidente. Këtë duhet pasur parasysh gjithnjë kur ai prononcohet rreth Kosovës. Referimi i juaj te Holbruku ka të bëjë me një pohim të tij sipas të cilit bllokimi diplomatik do të jetë pasojë e refuzimit të Rusisë për të bërë presion te Serbia, madje edhe e inkurajimit të nacionalistëve serbë dhe veçanërisht të Koshtunicës për të mbajtur qëndrim kokëfort. Duke inkuarjuar ose duke mos frenuar ekstremizimin serb, Rusia mund të nxitë Serbinë të shfrytëzoj forcën, veçanërisht nëse dikush nga shqiptarët sulmon serbët e atjeshëm. Kosovarët duhet ta kenë parasysh këtë fakt për të mos i dhënë Koshtunicës asnjë pretekst për dërgim të forcave. Nëse serbët e bëjnë këtë, NATO gjithsesi do t'i ndalë ata, por vetëm pas një gjakderdhje të panevojshme dhe kjo nuk do të ndihmonte askë dhe veçanërisht jo kosovarët. Duhet thënë se tash një vit Rusia ka marrë pozicionim obstruksionist dhe konfrontimi me ata heret a vonë do të ndodhë.

RADIO EVROPA E LIRË
Sipas Grupit Ndërkombëtar të Krizave "Kosova do të pavarësohet në Majin e vitit 2008, nëse Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian do ta mbështesin fuqishëm". Si e komentoni këtë parashikim?

PATRICK MOORE
Madje edhe diplomati shumë i kujdeshëm Havier Solana ka thënë se pavarësia e Kosovës pa mandatin e Kombeve të Bashkuara, që gjithsesi do të bllokohet nga Rusia, nuk do të jetë fundi i botës. Esencial do të jetë uniteti i Bashkimit Evropian në mbështetjen e pavarësisë së Kosovës. Megjithate për shkak të forcës me të cilën disponojnë, fjalën e fundit do ta kenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Besoj se kësaj rradhe Bashkimi Evropian e ka kuptuar se duhet të jenë unik në reagimin e vetë. Vladimir Putin disa herë ka tentuar të përçajë Bashkimin Evropian dhe Brukseli është i vetëdijshëm për këtë. Këtë e dijnë madje edhe miqët e tij siç janë Prodi dhe socialdemokratët gjermanë që e kanë kuptuar se tash kemi të bëjmë me sfidim të madh të kredibilitetit të Evropës.

Intervistoi: Melazim KOCI
XS
SM
MD
LG