Ndërlidhjet

BRUKSEL


Liderët e Bashkimit Evropian sot do t'i ofrojnë Serbisë mënyrë të përshpejtuar për kandidaturën për anëtarësim në BE dhe do të premtojnë intensifikimin e përgatitjeve për misionin policor për ta stabilizuar gjendjen në Kosovë, thuhet në propozim deklaratën e samitit të sotëm të Basghkimit Evropian. Agjencia Reuters raporton se në tekst, i cili mund të pësojë ndryshime gjatë debatit, mëtutje shkruan se "Këshilli Evropian pajtohet me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara se gjendja status-quo në Kosovë është e paqëndrueshme dhe se të gjithë ata e shprehin nevojën e lëvizjes përpara drejt zgjidhjes për Kosovën, që është esenciale për stabilitetin rajonal".
XS
SM
MD
LG