Ndërlidhjet

BEOGRAD


Lideri i partisë radikale serbe, Tomisllav Nikoliq e mbështet krijimin e bazave ushtarake ruse në Serbi, pasi sipas tij, prania ruse do ta forconte pozicionin serb lidhur me stausin e Kosovës dhe do ta largonte "përgjithmonë", kërcënimin nga NATO-ja.
Zoti Nikoliq, mëtutje i tha gazetës Dnevnik të Novi Sadit se nëse Kosova bëhet e pavarur, Serbia duhet të ndërmarrë bllokadë "totale", përfshirë lëvizjen e njerëzve dhe të mallërave. Partia Radikale Serbe është partia më e fortë në parlamentin e Serbisë dhe e kundërshton afrimin e Serbisë me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n.
XS
SM
MD
LG