Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Rusia, Kazakistani dhe Turkmenistani janë pajtuar të ndërtojnë linjë furnizimi me gaz natyral përgjatë bregut të detit Kaspik.
Presidenti rus Vladimir Putin tha se kjo lëvizje do ti ndihmonte forcimit të sigurisë së energjisë në Evropë.
"Krijimi i kësaj arterie të energjisë do të na mundësonte të furnizojmë me sasi më të madhe të gazit partnerët tanë, dhe kontributi serioz nga vendet tona është forcimi i sigurisë së energjisë në Evropë", tha Putin në Moskë.
Nga kjo marrëveshje mbase do të zhgënjehen Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat duan që të ndërtojnë linjë furnizimi me gazsjelles nën detin Kaspik, duke anashkaluar Rusinë.
XS
SM
MD
LG