Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit është në kontroll të plotë të cështjes së Kosovës tha ambasadori rus në Kombet e Bashkuara Vitali Curkin.
"NATO-ja dhe Bashkimi Evropian nuk kanë fuqi ta zgjidhin këtë problem", tha Curkin për mediat. Ai shtoi se nëse Bashkimi Evropian dëshiron të vendosë mision në Kosovë, kjo duhet të mriatohet nga Këshilli i Sigurimit.
Curkin theksoi se cështja e Kosovës diskutohet rregullisht në Kombet e Bashkuara, madje ajo ishte pjesë diskutimit dhe në takimin e tij të fundjavës me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon.
XS
SM
MD
LG