Ndërlidhjet

KABUL


Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan, njoftoi se nga një sulm me bombë janë vrarë dy pjesëtarë të tij, ndërsa një është plagosur. Ky sulm ndodhi dje në provincën Nangarhar. Kombësia e ushtarëve të vrarë nuk është dhënë. Më herët, ky koalicion tha se dy ushtarë kanadezë kishin humbur jetën kur makina e tyre u përplas në provincën Kandahar. Zyrtarët kanë thënë se ky incident nuk ishte i ndërlidhur me veprimtarinë e kryengritësve.
XS
SM
MD
LG