Ndërlidhjet

logo-print

ABU DABI


Presidenti amerikan George Bush në kuadër të turneut në Lindjen e Mesme sot ka arritur në Emiratet e Bashkuara Arabe. Bush tha se është fokusuar në shpresën për demokraci në Lindjen e Mesme, përderisa ka kritikuar ashpër liderët iranian. Presidenti amerikan tha se veprimet e liderëve iranianë, "kërcënojnë sigurinë e popujve çdokund".
"Irani sot është udhëheqësi kryesor në botë që mbështet terrorizmin. Dërgon qindra miliona dollarë për ekstremistët në gjithë botën, ndërsa njerëzit e vet ballafaqohen me shtypje dhe vuajtje në shtëpitë e tyre", tha Bush.
Ai shtoi se Irani ka shkatërruar shpresat për paqe në gjithë rajonin, duke dërguar armë për talibanët në Afganistan, militantët shiitë në Irak dhe Liban. Presidenti amerikan tha se populli iranian të cilin e quajti "të pasur në kulturë dhe talent", kanë të drejtën të jetojnë ndër një qeveri e cila do të dëgjojë dëshirat e tyre.
Në deklaratën e tij presidenti Bush, tha se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara për nxitjen e demokracisë në Lindjen e Mesme ishte "real, dhe i fortë".
Presidenti amerikan ka mirëpritur reformat demokratike të ndërmara në disa shtete arabe. Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë pretendime territoriale në rajon dhe shtoi se "ne kërkojmë sigurinë dhe lirinë tuaj".
XS
SM
MD
LG