Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Serbia ka shpallur planet e veprimit të mundshëm në rast se Kosova e shpallë pavarësinë, thuhet në një njoftim zyrtar. Në këtë njoftim nuk jepen detajet e asaj që cilësohet si "plan aksional", por më herët zyrtarët qeveritarë kanë paralajmëruar se Serbia mund t'i ndërprejë marrëdhëniet diplomatike me çdo shtet që e njehë Kosovën e pavarur. Shtetet e Bashkuara dhe një numër i vendeve të Bashkimit Evropian tashmë kanë thënë se do ta njohin shpalljen e deklaratës së pavarësisë së Kosovës, që pritet gjatë javëve të ardhshme, pas dështimit të bisedave dyvjeçare ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG