Ndërlidhjet

DETROIT


Votuesit në shtetin amerikan të Miciganit po zgjedhin kandidatin presidencial për zgjedhjet e nëntorit në mesin e republikanëve.
Favoritë për të fituar janë ish guvernatori i Masacusetit, Mitt Romney dhe senatori John McCain.
Ky i fundit e fitoi garën në shtetin e Nju Hempshirit.
Ekonomia ka dominuar debatin e kandidatëve presidencialë në Micigan, derisa ky shtet ka nivelin më të lartë të papunësisë.
Kandidatët demokratë nuk kanë bërë fushatë në Micigan për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtuesit e demokratëve vendas mbi kohën e mbajtjes së votimit.
XS
SM
MD
LG