Ndërlidhjet

NEW YORK


Presidenti serb Boris Tadiq tha para takimit në New York se në Këshillin e Sigurimit nuk ka një shumicë që do të mbështeste pavarësinë e Kosovës.
Pas takimit me ambasadorët rusë dhe amerikanë, Vitalij Çurkin dhe Zalmai Khalilzad, Tadiq ka përshëndetur qëndrimin konstruktiv të Moskës, por ka shtuar se ende kanë dallime qëndrimet e Beogradit dhe Uashingtonit ndaj çështjes së Kosovës.
Ndërkaq ambasadori Çurkin ka thënë se Rusia do të vazhdojë të mbështesë Serbinë në përpjekjet e saj për të ruajtur tërrësinë territoriale.
XS
SM
MD
LG