Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Në mesnatë ka filluar heshtja zgjedhore për votimet presidenciale në Serbi, që mbahen të dielën. AFP raporton se këto votime shihen si mundësi për këtë vend që ta zgjedhë rrugën e tij të ardhshme drejt integrimeve të mëtejme me Bashkimin Evropian ose me forcimin e lidhjeve me aleatin tradicional, Rusinë. Favoritë në këto zgjedhje janë presidenti aktual pro perëndimor, Boris Tadiq dhe ultra nacionalisti pro rus, Tomisllav Nikoliq. Integrimi i Serbisë në BE ishte çështje kryesore në fushatën zgjedhore që u bë në periudhën kur pritet që Kosova do ta shpallë deklaratën e pavarësisë, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe të shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG