Ndërlidhjet

PAFOS/QIPRO


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u bënë thirrje 27 vendeve anëtare të BE-së të kenë qëndrim të unifikuar rreth çështjes së pavarësimit të Kosovës.
"Ne ripërsërisim rolin udhëheqës të Bashkimit Evropian dhe nevojën për të patur një qëndrim të unifikuar në BE" lidhur me Kosovën, thuhet në deklaratën pas takimit joformal të shefave të diplomacive të 10 vendeve të Mesdheut.
"Pozicioni i Greqisë dhe i Qipros është i njohur, megjithëse ende mund të ndryshojë. Takimi nuk kishte për qëllim të bëjë ndonjë presion, por Kosova është një çështje shumë e ndjeshme", tha ministri i Jashtëm i Sllovenisë Dimitrij Rupel pas takimit në Pafos të Qipros.
XS
SM
MD
LG