Ndërlidhjet

BRUKSEL


Vetëm dy ditë para zgjedhjeve në Serbi, Bashkimi Evropian ka ofruar mundësinë e heqjes së vizave për qytetarët serb në vendet e BE-së. Zëdhënësi i Komisionit Evropian Friso Roscam Abbing tha se BE-ja ka vendosur që me 30 janar të nis bisedimet me Serbinë, por nuk saktësoi se kur mund të hiqet regjimi i vizave.
Në zgjedhjet presidenciale në Serbi, favoritë janë presidenti aktual pro perëndimor, Boris Tadiq dhe ultra nacionalisti pro rus, Tomisllav Nikoliq.
Integrimi në BE ishte çështje kryesore e fushatës që u bë në periudhën kur pritet që Kosova do ta shpallë deklaratën e pavarësisë, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe të shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG