Ndërlidhjet

MOSKË


Përfaqësuesi i ministrisë së Jashtme ruse për Ballkanin Aleksandar Bocan Harçenko ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po shkojnë drejt njohjes sa më të shpejtë të mundshme të pavarësisë së Kosovës.
"Bashkimi Evropian po punon për të siguruar legalizimin e një Kosove të pavarur. Disa aksione të tyre janë apsurde ashtu siç janë keqinterpretimet e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara", ka thënë Harçenko.
"Perendimi, në rradhë të parë Uashingtoni, e kanë ndarë mendjen. Ata do të shtyjnë përpara për shpalljen dhe njohjen e Kosovës së pavarur. Prej sot, kjo thjeshtë është çështje kohe: mesi i shkurtit apo marsi", ka thënë ai në një takim të Këshillit për marrëdhënie ndërkombëtare në Dumën Ruse.
Harçenko ka thënë se Shtetet e Bashkuara po i bëjnë presion sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, por ka shtuar se edhe Rusia "po punon me të seriozisht", kështu që ka bazë që sekretari i përgjithshëm megjithatë të orientohet drejt zgjidhjes në pajtim me kartën e Kombeve të Bashkuara. Sipas diplomatit rus, "në marrëdhëniet e sotme ndërkombëtare nuk ka çështje me akute se ajo e Kosovës".
XS
SM
MD
LG