Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, ka refuzuar ta mbështesë kandidatin pro perëndimor për president, Boris Tadiq, partia e të cilit është partner i koalicionit qeveritar në këtë vend. Zoti Koshtunica ka thënë se partia e tij "nuk e mbështet as kandidatin e Partisë Radikale". Javën e kaluar kryeministri Koshtunica e kushtëzoi mbështetjen e tij për zotin Tadiq duke i propozuar atij që të refuzoj çfarëdo oferte nga Brukseli për afrim me këtë bllok, nëse BE-ja e dërgon misionin në Kosovë. Zoti Tadiq e ka hedhur poshtë këtë propozim.
XS
SM
MD
LG