Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Serbisë Boris Tadic përsëriti se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Deklarata u bë gjatë vizitës së tij në fshatin Cërnicë të Kosovës, ku u takua me komunitetin serb atje.
"Do bëjë gjithcka brenda mundësive të mia që Serbia të mbetet brenda këtyre kufijve", tha Tadic para njerëzve të mbledhur në oborrin e shkollës
Tadic gjatë vizitës luajti basketboll me fëmijët e shkollës dhe ndezi qiri në varrin e një fëmije serb të vrarë në vitin 2000.
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci tha se kjo është vizita e fundit e një zyrtari serb, që provon të marrë vota në Kosovë, pasi qytetarët tani e tutje do votojnë në Kosovën e pavarur dhe demokratike.
XS
SM
MD
LG