Ndërlidhjet

logo-print

ISLAMABAD


Raportohet se është vrarë njëri nga komandantët më të lartë të Al-Kaidës në Afganistan. Zyrtarë amerikanë thanë se Abu Laith al-Libi besohet të jetë vrarë këtë javë në një sulm me raketë, me ç'rast janë vrarë edhe 13 militantë të tjerë në Waziristanin Verior të Pakistanit, përgjatë kufirit afgan.
Në një njoftim në një faqe të internetit, të ndërlidhur me al-Kaidën, thuhet se al-Libi ishte vrarë së bashku me shokët e tij në territorin e Pakistanit.
Në zhvillime tjera, tre ushtarë pakistanezë sot e kanë humbur jetën nga një sulm vetëvrasës në Pakistanin veriperëndimor.
XS
SM
MD
LG