Ndërlidhjet

SHKUP


Maqedonia dhe Shqipëria kanë rënë dakord për liberalizimin e plotë të regjimit të vizave mes dy vendeve. Delegacionet e ekspertëve të të dy vendeve gjatë bisedimeve dy ditëshe në Shkup u morën vesh për një marrëveshje të re, e cila do të sigurojë një regjim të lirë pa viza dhe taksa hyrëse ndërmjet dy vendeve. Projekt marrëveshja pritet të nënshkruhet më 18 shkurt në Tiranë nga kryeministrat Sali Berisha dhe Nikolla Greuvski. Delegacionet shprehën bindjen se liria e lëvizjes përbën një zhvillim themelor edhe për forcimin e mëtejshëm të përpjekjeve tejet të mëdha që po bëjnë dy vendet në kuadër të proceseve të integrimit evroatlantik.
XS
SM
MD
LG