Ndërlidhjet

Senatori Barack Obama deri tani ka qenë i sukseshëm në mesin e afro – amerikanëve, të rinjëve dhe votuesve me ngritje të lartë shkollore. Por, kjo logjikë ka ndryshuar të martën e fundit.

Në gjashtë javët e fundit senatori Barak Obama dhe senatorja Hilari Klinton kanë zhvilluar betejë të ashpër në garën preliminare për të fituar nominimin e kandidatit nga rradhët e demokratëve për zgjedhjet presidenciale. Gara është në vazhdim e sipët, por të martën më 12 shkurt ndodhi diç e veçantë në Virgjinia, Marilend dhe Washington DC. Në të gjitha këto gara fitues doli Barak Obama. Obama jo vetëm që fitoi, por arriti të përfitoj një numër të mbështetësve të Hilari Klintonit. Deri më tash Hilari Klinton ka fituar shumicën e votave në mesin e femrave, votuesve të bardhë, punëtorëve dhe të moshuarve. Obama deri tash ka qenë i sukseshëm në mesin e afro – amerikanëve, të rinjëve dhe votuesve me ngritje të lartë shkollore. Por, kjo logjikë ka ndryshuar të martën e fundit, sepse kësaj rradhe Obama fitoi numër të konsiderueshëm votash në mesin e meshkujve dhe femrave. Ai fitoi shumicën e votuesve të pasur, por edhe të atyre më të varfër nga rajonet rurale. Në tri garat e fundit që u mbajtën të martën 80 % e votuesve nën moshën 30 vjeçare votuan për Barak Obamën. Të njejtën gjë e kanë bërë edhe 90 % e afro – amerikanëve. Madje edhe hispanikët që rëndom në shumicë kishin mbështetur Hilari Klintonin në Nevadë dhe Kaliforni, tash janë ndarë në 50 : 50.
Rrjedhimisht kjo ishte hera e parë që Obama kishte dëshmuar se mund të fitoj shumicën nga të gjitha struktuarat e votuesve. Disa analistë thonë se ky zhvillim mund të jetë kthesë për politikanin karizmatik. Ata thonë se nëse Obama arrinë të mbajë këtë trend ai mund të siguroj nominimin e Partisë Demokratike më 25 – 28 gusht. Nëse do të realizoj një gjë të tillë ai do të bëjë historinë, sepse do të jetë kandidati i parë me ngjyrë që ka fituar nominimin presidencial. Kjo do të jetësohej 40 vjet pas fitores së parë të lëvizjes për të drejtat civile të kryesuar nga Martin Luther King dhe do të shënohej si arritje shumë e madhe.
Por, asgjë nuk ka përfunduar. Hilari Klinton ka intensifikuar fushatën saj në Ohajo dhe Teksas, ku do të votohet më 4 mars. Këto dy shtete federale sjellin numër të konsiderueshëm të delegatëve dhe mund të vendosin për fatin e garës. Në këto dy shtete epërsi ka Hilari Klinton, sepse në Ohajo mbështetet nga shtresa e punëtorëve, ndërsa në Teksas nga popullata hispanike. Nga ana tjetër Obama shpreson se në tre javët e ardhshme do të përfitoj mbështetjen e shumicës në këto dy shtete federale.
Marrë në tërësi gara ndërmjet Hilari Klintonit dhe Barak Obamës është bërë ndër më interesantet në historinë e zgjedhjeve amerikane.

XS
SM
MD
LG