Ndërlidhjet

Maqedonia nuk do të bëjë kompromis për emër


Shefi i diplomacisë, Antonio Milloshoski, ende beson se kontesti me Greqinë për emrin nuk do të jetë pengesë që fqinji jugor të përdorë veto për anëtaësimin e Maqedonisë në Aleancën veriatlantike.

Kreu shtetëror është në komunikim të vazhdueshëm dhe si çdo shtet normal në një situatë të tillë do t'i ndërmarrë të gjitha masat të cilat i ka në dispozicion, si anëtare përgjegjese e Bashkësisë Ndërkombëtare, vlerësojnë përfaqësuesit e qeverisë së Maqedonisë. Shefi i diplomacisë, Antonio Milloshoski, ende beson se kontesti me Greqinë për emrin nuk do të jetë pengesë që fqinji jugor të përdorë veto për anëtaësimin e Maqedonisë në Aleancën veriatlantike.

- Greqia është shtet serioz, i cili para samitit të NATO-s se, dy herë do të mendoj, se a do të përdor një mundësi të tillë, pra atë të vetos në rastin e Maqedonisë, pasi kjo do të kishte pasoja jo vetëm për vendin tonë, por për gjithë rajonin”, tha shefi i diplomacisë, Milloshoski.

Por, ish zëvendësministri i mbrojtjes, Talat Xhaferi, thotë se nëse kihet parasysh mënyra se si merren vendimet në NATO, gjasët janë reale që Greqia të përdorë veton.

- Duke marrë parasysh faktin se vendimet merren me konsensus, do të thotë, çdo shtet duhet të pajtohet me vendimin që do të merret, atëherë ekziston mundësia reale që Greqia ta përdor veton. Por nëse merren parasysh bisedimet që bëhen brenda vet NATO-s, dhe ndikimit që kanë shtete të caktuara e në veçnati SHBA-të, mund të bëhet një tejkalim i kësaj situate me mundësinë që të vazhdojne bisedimet për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për të dyja palët, deklaroi Talat Xhaferi.

Për dallin nga zotim Xhaferi, Bllagoja Markovski drejtues i forumit Ballkanik të sigurisë thekson:

- Anëtarsimi në NATO varet nëse ne i përmbushim standardet dhe kushtet që na janë parashtruar nga Aleanca veriatlantike dhe a mundemi të kontribuojmë në zhvillimin e paqes në rajon dhe më gjërë, kjo është thellbësore.

- Përfaqësuesit e departamentit amerikan të shtetit ditëve të fundit kanë publikuar një njoftim për një propozim të ri për zgjidhjen e çeshtjes së emrit me Greqinë. Bëhet fjalë për formulën e trefishtë, që Maqedonia me Greqinë të përdorë një emër, një tjetër emër në komunikim me institucionet ndërkombëtare ndërsa në marrëveshjet dypalëshe të mund të përdor emrin kushtetues. Por, kreu shtetëror i Maqedonisë ka përjashtuar çdo mundësi që të bëhet kompromis me emrin kushtetues qoftë edhe me çmimin e anëtarësimit të vendit në NATO.
XS
SM
MD
LG