Ndërlidhjet

TIRANË


Ndërrimi i moteve në Shqipëri u realizua sipas një tradite të konsoliduar prej vitesh. Vëmendja kryesore u përqëndrua në Sheshin Skënderbej në Tiranë ku Viti i Ri u prit në një atmosferë festive dhe një koncert të organizuar nga bashkia e kryeqytetit.
Në mesazhin drejtuar bashkëkombasve edhe Presidenti i Republikës Alfred Moisiu dhe kryeministri Sali Berisha mes të tjerash uruan që viti 2006 ta gjejë Kosoven, shtet të pavarur.
"Kosova ka hyrë në rrugën e pakthyeshme të fitores së statusit përfundimitar. Gjithë shqiptarët presin që Kosova të bëhet shtet i pavarur demokratik dhe evropian"–tha në mesazhin e tij drejtuar shqiptarëve, kryetari i shtetit. Kryeministri Berisha uroi që 2006 të jetë një vit i bardhë për të gjithë shqiptarët në Shqipëri dhe gjithashtu uroi një vit të bardhë për shqiptarët në Kosovë që të realizohet ëndra e tyre për pavarësi.
XS
SM
MD
LG