Ndërlidhjet

STOKHOLM


I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, ka shfaqur shpresën se negociatat do të përfundojnë deri në fund të këtij viti. "Kontrata ime zgjat deri në nëntor, dhe shpresoj se nuk duhet ta vazhdoj edhe më tutje atë", i ka thënë Ahtisari, Radio Suedisë. Ai ka shprehur besimin e tij se të dyja palët do të kenë vullnet për t'u takuar me njëri-tjetrin. "Shpresoj se do të mund t'i bëjmë bashkë, dhe të shohim se si do t'i trajtojnë çështjet e pakicave", ka thënë Ahtisari. Ai është takuar sot me ministren e Jashtme të Suedisë, Laila Freivalds, me të cilën ka biseduar për negociatat që pritet të fillojnë gjatë këtij muaji.
XS
SM
MD
LG