Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Sekretari i Jashtëm britanik, Jack Straw, ka thënë se aktualisht nuk mund të paramendohet aksioni ushtarak si mënyrë për ta detyruar Iranin që të përmbahet nga aktivitetet bërthamore.
Bashkësia ndërkombëtare do të ndjek "qasje të durueshme", por edhe sanksionet nga Këshilli i Sigurimit janë të mundshme, ka thënë Straw.
Pas këtyre komenteve, presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad, ka thënë se vendi i tij do ta vazhdojë programin bërthamor, pavarësisht kritikave ndërkombëtare.
"Irani nuk frikësohet nga kërcënimet e cilitdo vend, dhe do t'i vazhdojë përpjekjet për të prodhuar energji bërthamore", ka thënë Ahmadinejad.
XS
SM
MD
LG