Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani thotë se ende është i hapur për negociata me BE, rreth programit të vet bërthamor.
Përmes një deklarate, Ministria e Jashtme, ka ngritur sërish shqetësimin për pasojat që do të kishte referimi i çështjes në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Ndërkaq sot autoritetet iraniane konfirmuan se tri qytetarë turq janë rrëmbyer në kufirin me Pakistanin. Sipas zëdhënësit të Ministrise së Jashtme, tri personat janë rrëmbyer nga i njëjti grup islamik që ka rrëmbyer 9 ushtarë iranianë muajin që shkoi.
XS
SM
MD
LG