Ndërlidhjet

LONDËR


Britania, Franca dhe Gjermania kanë vendosur që ta hartojnë një Rezolutë për referimin e çështjes së programit bërthamor të Iranit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ministria e Jashtme britanike ka njoftuar se të tri vendet do ta thërrasin një takim të jashtëzakonshëm të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, në të cilin do të shqyrtohet Rezoluta.
Ky njoftim ka pasuar takimin e sotëm në Londër të 5 anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermanisë.
Shefi i diplomacisë evropiane, Havier Solana, ka shprehur besimin e tij se Rusia dhe Kina do ta mbështesin nismën e BE-së.
XS
SM
MD
LG