Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


Ambasadori i Austrisë në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, dhe ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Petrich, ka propozuar një model të ri për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, “pavarësinë kreative”. Gjatë një konference të mbajtur në Institutin për Shkencën mbi Njerëzit, në Vjenë, zoti Petrich ka deklaruar mbrëmë, se statusi më i mundshëm për Kosovën do të jetë një pavarësi kreative, me një sovranitet përkohësisht të ndarë. Ai ka thënë se as vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk janë më aq të pavarura sikur që kanë qenë në shekullin e 19-të, dhe sovraniteti i tyre tash është në duart e Brukselit. Megjithatë, diplomati austriak ka deklaruar se as ai nuk ka ndonjë propozim për zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës, sepse kjo zgjidhje, sipas tij, duhet të arrihet nga palët në konflikt.
XS
SM
MD
LG