Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se Hamasi nuk mund të jetë partner për paqen në Lindjen e Mesme, para se të heqë dorë nga dhuna. Bush ripërsëriti se Shtetet e Bashkuara nuk do të negociojnë me liderët palestinezë që synojnë shkatërrimin e Izraelit.
"Partia politike e cila artikulon shkatërrimin e Izraelit si pjesë e platformës së saj, është parti me të cilën ne nuk mund të bisedojmë", tha presidenti Bush.
Edhe sekretarja e shtetit Condoleezza Rice tha se qëndrimi amerikan për Hamasin si organizatë terroriste nuk do të ndryshojë. "Nuk mundeni me një këmbë të jeni në politikë, e me tjetrën në terror. Prandaj qëndrimi ynë nuk do të ndryshojë", tha zonja Rice.
Zëvendës-kryeministri izraelit Shimon Peres tha se fitorja e Hamasit paraqet problem për vetë palestinezët.
"Para së gjithash problemi është për palestinezët e jo për Izraelin, sepse Hamasi është për luftë të njëanshme, e jo për paqe apo tërheqje të njëanshme", tha Peres.
XS
SM
MD
LG