Ndërlidhjet

RAMALLAH


Dhjetëra persona të armatosur i kanë marrë sot për pak kohë, ndërtesat e parlamentit në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, dhe kanë kërkuar dorëheqjen e udhëheqjes së Lëvizjes Fatah.
Ata i përkisnin Lëvizjes Fatah dhe policisë palestineze, dhe protestuan kundër fitores së Hamasit në zgjedhjet parlamentare.
Policët që kanë marrë pjesë në protestë, janë zotuar se nuk do ta lënë Hamasin ta marrë ministrinë e Brendshme.
Ndërkaq, lideri politik i Hamasit, Kaled Mashal, ka thënë sot se Lëvizja e tyre dëshiron partneritet në qeverinë e ardhshme, me të gjitha grupet palestineze. Duke folur në kryeqytetin e Sirisë, në Damask, ai hodhi poshtë thirrjet ndërkombëtare për çarmatosjen e Hamasit.
"Armët dhe rezistenca janë çështje të lidhura me rrethanat e okupimit, dhe sa më shumë që zgjatë okupimi, populli palestinez ka të drejtë ta mbrojë veten dhe ta luftojë okupimin", ka thënë Mashal.
XS
SM
MD
LG