Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ekipi negociator i Kosovës ka vendosur sot që një delegacion i Prishtinës të shkojë më 20 shkurt në takimin e Vjenës për decentralizimin, ndërkohë që në ditët e ardhshme do të caktohet edhe përbërja dhe udhëheqësi i delegacionit që në Vjenë do të diskutojë me palën serbe.
Presidenti i sapozgjedhur i Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha se takimi i parë i ekipit negociator i drejtuar nga ai, kishte qenë mjaft konstruktiv dhe në të janë marrë vendime të rëndësishme. "Në takim u bisedua rreth dokumentit bazë apo parimeve themelore të reformës së pushtetit lokal. Dokumenti që është përgatitur nga Grupi politik strategjik në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë e vendorë, u miratua në parim. Grupi u përcaktua për datën 20 shkurt për takimin e Vjenës dhe të gjitha përgatitjet e tjera janë bërë si duhet", tha presidenti Sejdiu. Ai bëri të ditur gjithashtu se në mbledhjen e ardhshme që do të mbahet shumë shpejt, do të caktohet edhe përbërja e delegacionit dhe udhëheqësi i tij.
Anëtarët e tjerë të ekipit negociator thanë se mbledhja e sotme ka dëshmuar unitetin dhe këmbënguljen e ekipit kosovar për të përshpejtuar procesin e përcaktimit të statusit.
XS
SM
MD
LG