Ndërlidhjet

KARAÇI


Autoritetet e Pakistanit thanë se rreth 40 mijë njerëz kanë defiluar sot në qytetin jugor Karaçi, në ditën e katërt të protestave kundër karikaturave të profetit Muhamed. Nuk është raportuar për dhunë gjatë protestës, të cilën e ka organizuar një organizatë e muslimanëve sunitë.
Një protestë kundër karikaturave është mbajtur sot edhe në kryeqytetin e Jemenit, Sana.
Ndërkaq, në jug të Filipineve, protesta ka eskaluar kur demonstruesit "u prenë kokën" portreteve të dy gazetarëve danezë që i kanë botuar karikaturat.
Edhe nga Irani është njoftuar për protesta kundër karikaturave të profetit Muhamed.
XS
SM
MD
LG