Ndërlidhjet

TIRANË


Kryetari i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso e përcjellur sot në Tiranë mesazhin e shpresës dhe të besimit për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Në prani të të gjitha forcave politike, ministri i Jashtëm i Shqipërisë Besnik Mustafaj dhe eurokomisioneri për Zgjërimin, Oli Rehn bënë parafimin e Marrëveshjen së Stabilizim-Asociimit.
Pas nënshkrimit, Barroso tha se marrëveshja paraqet "gurthemel për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE", dhe u bëri thirrje të gjitha forcave politike të punojnë së bashku për të zbatuar pikat e marrëveshjes. Ai tha se vitet e fundit në Shqipëri është bërë progres i dukshëm, por shtoi se të gjitha planet e qeverisë kundër korrupcionit duhet të vihen në jetë. Barroso gjithashtu theksoi se Shqipëria duhet të vazhdojë të luajë rolin konstruktiv në rajon.
Marrëveshja duhet të miratohet nga të gjitha 25 vendet anëtare të BE-së, përpara se të bëhet nënshkrimi formal i saj.
XS
SM
MD
LG