Ndërlidhjet

JERUSALEM


Qeveria izraelite ka miratuar një paketë me masa kufizuese ndaj palestinezëve, që synojnë të dobësojnë grupin militant Hamas. Vendimi erdhi një ditë pas mbledhjes së parlamentit palestinez të dalë nga zgjedhjet e fundit, ku Hamasi ka shumicën e vendeve. Hamasi ka kandiduar Ismail Hanijeh, si kandidat për kryeministër.
Izraeli kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare të bllokonin ndihmat financiare për Autoritetin Palestinez, por tha se ndihmat humanitare duhet të vazhdojnë.
Udhëheqësi palestinez, Mahmud Abas ka vlerësuar se Autoriteti Palestinez përballet me krizë financiare, si pasojë e hapave të fundit të Izraelit.
Në të tjera zhvillime trupat izraelite kanë vrarë dy të rinj palestinezë gjatë një operacioni ushtarak në një kamp refugjatësh në Bregun Perëndimor.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se viktimat kishin gjuajtur ushtarët me gurë.
XS
SM
MD
LG