Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Policia irakiane bëri të ditur se nga një shpërthim bombe sot në Bakuba, janë vrarë të paktën 12 njerëz, 8 prej të cilëve ushtarë. Autoritetet thanë gjithashtu se të paktën 54 njerëz e kanë humbur jetën, në disa incidente gjatë 24 orëve të fundit, që kur shpërthimi në tempullin e shenjtë shiit në Samara, shkaktoi dhunë sektariane në Irak.
Zyrtarët njoftuan sot se në një lokal në jug të Bagdadit, janë gjetur të paktën 40 trupa të pajetë, por nuk është sqaruar nëse ata i takojnë numrit prej 54 viktimash sa janë raportuar nga policia.
Edhe nga Basra është njoftuar për të paktën 25 të vdekur. Qeveria irakiane ka vendosur ta shtojë kohën e kufizimit të lëvizjes në Bagdad dhe rajonin Salehedin, pas shpërthimit të djeshëm në tempullin e shenjtë shiit në Samara.
XS
SM
MD
LG