Ndërlidhjet

TEHERAN


Kreu i Agjencisë iraniane për Energjinë Bërthamore, Gholam-Reza Agazadeh, tha se Irani dhe Rusia kanë arritur marrëveshje themelore sa i përket propozimit të Rusisë për pasurimin e uraniumit. Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit me kryenegociatorin rus, Sergei Kirijenko, në Bushehër të Iranit. Sipas marrëveshjes, Rusia do ta furnizojë Iranin me uranium të pasuruar për nevojat e reaktorëve civilë. Shpresohet që marrëveshja t'i zbusë shqetësimet e Perëndimit se Irani po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG