Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


"Do t'i mbështesim përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës, Malit të zi dhe Bosnjë-Hercegovinës", deklaruan sot në Durrës, kryeministri Shqipërisë, Sali Berisha, ai i Kroacisë, Ivo Sanader dhe kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski. Pas takimit mbi bashkëpunimin rajonal dhe çështjen e integrimeve euro-atlantike, të tre kryeministrat shfaqën shpresën që sivjet, në samitin e Aleancës, të ftohen për anëtarësim me të drejta të plota në NATO. Kryeministri Berisha tha se qëllimi i të trija vendeve është mbështetja e politikave për paqe në rajon. "Patëm një diskutim të hapur dhe të frytshëm për rajonin. Konkluduam se duhet t'i mbështetin plotësisht përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Malit të Zi dhe të Bosnjë- Hercegovinës. Çdo hap të vendeve tona drejt integrimit në BE e konsiderojmë si një kontribut real për të gjithë rajonin", tha kryeministri Sali Berisha.
Të tre kryeministrat u shprehën optimistë për bashkëpunimin e ngushtë midis Shqipërisë, Maqedonisë e Kroacisë, dhe kontributin që këto vende mund të japin për integrimin në NATO dhe BE.
XS
SM
MD
LG